Ish-presidenti i Bajernit, Uli Hënes, ishte shumë i ashpër me kritikat e tij ndaj trajnerit të kombëtares gjermane, Joakim Lëv. “Humbja ndaj një skuadre si Maqedonia e Veriut është e papranueshme për Gjermaninë, – ishin fjalët e ish numrit një të Bajernit.
Vura re gjatë lojës që trajneri ndryshoi rreshtim menjëherë sapo u barazua rezultati, më pas erdhi dhe goli i dytë. Kjo gjë nuk mund të ndodhë në një skuadër si . Në fund edhe një pikë do të kishte qenë më mirë sesa një humbje e turpshme. Ishte e dyta (bashkë me Spanjën) në pak kohë. Edhe sa duhet të durojmë më? Në kombëtare mungojnë lojtarë të cilët po bëjnë mirë në Bundesligë. Humels dhe Myler janë dy prej tyre. Nuk i kuptoj këto zgjedhje të trajnerit. Kampionati Europian është te dera dhe nëse nuk do të reagojmë tani, do të jetë shumë vonë”
BAJERN DHE LAJPCIG
I pyetur se si e parashikonte supersfidën e nesërme në kampionat midis Bajernit dhe Lajpcigut, Hënes u shpreh: “Do të jetë një spektakël i garantuar, një ndeshje finale për të dyja skuadrat. Sigurisht që janë ende shumë javë për t’u luajtur, por mendoj që kjo është ndeshja kyçe për të dyja ekipet. Bajerni do të shkojë në këtë takim pa disa nga lojtarët më të mirë. Mendoj se kjo do të ndikojë në cilësinë e sfidës dhe gjithashtu do t’ua vështirësojë shumë ndeshjen bavarezëve. Nagelsman dhe skuadra e tij kanë bërë një sezon fantastik duke u konfirmuar si kandidatë për të fituar titullin. Mund të them se Bajerni është favor it duke parë edhe përbërjen që ka në skuadër, por edhe eksperiencën në ndeshje të tilla.
Hansi Flik do të dijë se si ta përgatisë këtë ndeshje e cila do të ishte më e bukur nëse do të kishte edhe tifozët në sfond. Pandemia na ka shëmtuar këtë lojë të bukur, tifozët kanë qenë emblema e Bundesligës ku çdo javë ishte një spektakël më vete. Shpresoj që kjo gjë të marrë fund sa më shpejt dhe futbollit t’i kthehet bukuria”, përfundoi ish-presidenti i kampionëve të Gjermanisë.