Kryeministri i vendit Albin Kurti së bashku me deputeten Vjosa Osmani, kanë qëndruar gjatë ditës së sotme në parkun e “Gërmisë” së bashku me familjet e tyre.
Me këtë rast, Kurti ka publikuar disa fotografi në “Instagram” ku thotë se kanë kaluar shumë mirë.
“Duket që pranvera si mot ju vonua asaj politike: erdhi në muajin prill. Bashkë me Andën e Duan, Vjosën e Prindonin, Lea, Rita dhe unë ia kaluam bukur në parkun ‘Gërmia’”, thuhet në mbishkrimin e fotografive të postuara nga Kurti.