Ministri i Shëndetësisë vlerëson, Venko Filipçe vlerëson se numri i qytetarëve të vaksinuar në ditët në vazhdim do të jetë gjithnjë e më i madh. Ai porosit të gjithë qytetarët që të vazhdojnë të respektojnë masat për mbrojtje nga Kovid-19, sepse siç u shpreh situata tani është shumë e rrezikshme dhe kritike, por gjithashtu apeloi që qytetarët të vaksinohen që imunizimi të jetë sa më masovik. Megjithatë, paralajmëroi se sistemi shëndetësor është nën një presion të madh.
“Po ballafaqohemi me valën më të fortë, por kjo është diçka që po ndodh në të gjitha vendet e rajonit, në gjithë Evropën Qendrore por edhe në vendet tjera të botës”, tha Filipçe.