Bilanc pozitiv financiar në tre mujorin e parë të vitit

Qeveria në mbledhjen e sotme të 62-të, e cila përkoi me 29-të vjetorin e miratimit të buxhetit të parë të Republikës së Maqedonisë së pavarur në vitin 1992, e shqyrtoi dhe miratoi informacionin për realizim të buxhetit në kuartalin e parë të vitit 2021. Krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar, kur pandemia me koronavirusin ende nuk kishte ndikim mbi ekonominë, të ardhurat totale të realizuara në Buxhet ishin 48.549 miliard denarë, që është më shumë për 4,4% nga periudha e njëjtë në vitin 2021, gjegjësisht për 5,4% më shumë nga tremujorin i parë në vitin 2019, njoftoi pres shërbimi qeveritar për informim.

Në këtë rritje marrin pjesë pothuajse të gjitha llojet e të ardhurave tatimore dhe të ardhurat nga kontributet dhe të gjitha shënojnë rritje në tremujorin e parë krahasuar me tremujorin e njëjtë në vitin 2020 dhe 2019.

Realizimi i shpenzimeve kapitale në Buxhet në tremujorin e parë të këtij viti arrin 16,5 për qind në krahasim me shpenzimet totale të planifikuara kapitale për vitin 2021, gjegjësisht, krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit 2020, kur nuk kishte krizë ekonomike për shkak të pandemisë, shënon rritje prej 97,7 për qind.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *