KOSOVA
Vetëvendosje paralajmëron se mund të ketë së shpejti zgjedhje në Kosovë në rast se Vjosa Osmani nuk bëhet Presidente.
Sinjalin e parë e jep deputetja e LVV, Kryeziu-Hyseni e cila thotë se partia e saj nuk pranon të bëjë pazare politike për çështjen e Presidentit.
Vetëvendosje ka një marrëveshje me Osmanin që kjo e fundit të bëhet Presidente, por pritet të shihet nëse do të arrijnë votat e nevojshme në Kuvend.
“Pavarësisht që afati po shkurtohet çdo javë, ne si Lëvizje Vetëvendosje nuk kemi bërë kurrë pazare politike dhe nuk do të pranojmë të bëjmë pazare politike as për çështjen e presidentit. Nëse nuk zgjidhet Vjosa Osmani presidente, ne shkojmë në zgjedhje, por, tani ka parti në Kuvend të Kosovës që në rast se shkojmë në zgjedhje nuk do ta arrijnë ta kalojnë pragun”, ka thënë deputetja Kryeziu-Hyseni.