Ministria e Jashtme ruse ka reaguar ashpër pas paralajmërimit të Përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian, Joseph Borrell dhe ministres së Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva, që edhe Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi i janë bashkangjitur saksioneve ndaj Rusisë në lidhje me rastin e Navalnit, transmeton TetovaSot.
Në reagimin e MPJ-së ruse është përmendur edhe Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, udhëheqësit diplomatik të të cilave cilësohen si kolegë ballkanik që sipas Rusisë me solidaritetin e tyre kanë ekspozuar joqëndrueshmërinë dhe varësinë e tyre. “Ekaterina Zaharieva dhe Josef Borell njoftuan se disa vende, përfshirë Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Malin e Zi, u janë bashkuar saksioneve të BE-së ndaj Rusisë në lidhje me rastin e Navalnit. Ky lloj solidariteti edhe njëherë ka ekspozuar joqëndrueshmërinë dhe varësinë e kolegëve tanë ballkanik”, thuhet në reagimin e MPJ-së ruse.
Me këtë reagim Ministria e Jashtme ruse i ka reaguar ashpër ministrit të Jashtëm të Maqedonisë Bujar Osmanit.