Reperi i njohur Stresi ka uruar për ditëlindje këngëtaren e shumëpëlqyer Morena Taraku.
Ai ka zgjedhur një mënyrë shumë të veçantë, duke postuar një foto nga dita e parë kur u njohën. Në këtë mënyrë, Stresi ka treguar se ata janë miq prej 6 vitesh.
Reperi gjithashtu e ka shoqëruar edhe me disa fjalë të ngrohta dedikuar Morenës.
“Kjo ishte dita kur u njohëm plot 6 vjet. Ndaj e shtrenjta ime happy birthday. Qofsh e lumtur përgjithmonë, zoti qoftë me ty sista, Morena Taraku”, ka shkruar ai përmbi foto.
Kujtojmë që Stresi dhe Morena kanë realizuar së bashku dy duete, ku më i fundit u publikua gjashtë muaj më parë me titull ‘Bad girl’.