Departamenti i Punëve të Brendshme, Kërçovë ka dorëzuar padi penale kundër M.O (44 vjet), për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka kryer vepër penale- dëmtim i imazhit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
M.O më 25 mars si drejtor i Qendrës për Kulturë “Koço Racin”, institucion shtetëror nën Ministrinë e Kulturës, ka lejuar që në hapësirat e objektit të vendoset tabelë me emrin dhe stemën e shtetit fqinjë, Shqipërisë me mbishkrim në gjuhën shqipe, nga ana tjetër pa u theksuar emri, stema dhe flamuri i Republikës së Maqedonisë./tv21.tv