Xheferi: Ligji aktual për regjistrimin është në fuqi

Kreu i Kuvendit Talat Xhaferi ka thirrur sot në takim shefat e grupeve parlamentare për të koordinuar aktivitetet e Kuvendit pas marrëveshjes së arritur mes kryeministrit Zoran Zaev dhe liderit opozitar Hristijan Mickovski rreth shtyrjes së regjistrimit. Xhaferi madje tha se ishte gabim që ai nuk ishte prezent në takimin e djeshëm mes Zaevit dhe Mickovski, sepse sipas tij dihet se marrëveshja e tyre duhet të marr bekimin e Kuvendit.

“Si rezultat i deklaratave paraprake se kanë arritur pajtim subjektet se Kuvendi është i debllokuar, sot kam thirrur koordinim të jashtëzakonshëm me koordinatorët, do të vazhdojmë sërish me koordinimin. Dua t’i tregoj qëndrimet për atë që janë marr vesh. Deri tani janë thirrur 36 seanca, prej të cilave afro 20 nuk kanë përfunduar për shkak se janë të bllokuara me amendamente. Afro 20 seanca janë bllokuar në Kuvend”, deklaroi Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit.

Xhaferi njëherit njoftoi se në Kuvend kanë arritur dy propozim ligje ai për regjistrimin dhe për Kodin Zgjedhor, por që të dy ligjet për shkaqe teknike u janë kthyer propozuesve dhe pritet që brenda ditës sërish të dërgojnë në Kuvend.

“Gjatë ditës së sotme kam pranuar dy ligje që i akne paralajmëruar grupi i deputetëve dhe qeveria, të cilët për çështje formale i kam kthyer deri tek propozuesit, që në afat prej 15 ditëve ti rikthejnë sërish, por besoj se nuk ka nevojë të presin 15 ditë por që sot pasdite ti nisin sërish. Ligji për regjistrimin është kthyer për çështje teknike, dhe Ligji për kodin zgjedhor gjithashtu për çështje teknike, shpresoj që edhe ky propozim ligj brenda orëve gjatë ditës të arrij sërish në Kuvend”, tha Xhaferi.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *