Vaksinimi: Deri në fund të ditës duhet të vaksinohen 150 pensionistë

94 vjeçarja Magbule Poloska është ndër të parat që u vaksinua kundër Kovid me vaksinën Astra&Zeneca. Për vaksinim ishte paraqitur dy muaj më parë përmes mjekut amë.

Në ora 8.40 u desh të vijë ta marr vaksinën. Mirë u ndjeva, fare mirë nuk ndjeva asgjë. Të vaksinohen të gjithë që kanë nevojë, vaksinimi është diçka e mirë, mbron shëndetin e njerëzve. Duhet të shkojmë tek mjeku, aty të kërkojmë zgjidhje në medicinë. Unë jam e kënaqur nga medicina, dhe aty besoj, tjetërkund nuk kërkoj ndihmë-tha Magbule Poloska, qytetare 94 vjeçare.

Ndërkohë Sotir Keleshovski ka qenë i pari sot në poliklinikën Bukuresht që e ka pranuar dozën fillestare të Astra&Zeneca. Ai është 85 vjeç, ndërkaq thotë se ka shprehur interesim për tu vaksinuar që nga fillimi i regjistrimit të qytetarëve për imunizim.

Ndjehem shkëlqyeshëm. Jam i kënaqur nga pranimi i vaksinës. Unë kam 85 vite dhe ndjehem shumë mirë. Ju rekomandoj të gjithëve të vaksinohen të mos frikësohen nga vaksina. Mendoj se do jetë shumë lehtë për të gjithë nëse vaksinohemi.  Edhe pse jemi në moshë, ne duam të jetojmë, çdo kush dëshiron të jetojë- tha  Sotir Keleshovski, qytetar 85 vjeçar.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *