Kosova ka shënuar një rritje të rasteve me COVID-19 në 24 orët e fundit.
Këtë ditë të fundit të marsit janë regjistruar 923 të infektuar.
Po ashtu pati edhe 14 viktima, po aq sa dje. Lajmi i mirë është se së fundmi janë 771 të shëruar nga COVID-19.
771 TË SHËRUAR DHE 923 RASTE ME COVID-19!
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.470 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 923 raste pozitive.