Spanja do të jetë sot (e mërkure) nikoqir i Kosovës për takimin që luhet në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror që mbahet në vitin 2022 në Katar.
Ndeshja që fillon në ora 20:45, do të luhet në stadiumin “Estadio La Cartuja”, e që Dardanët i pret një takim aspak i lehtë.Në takimin e parë, Spanja kishte barazuar 1-1 me Greqinë, derisa me Gjeorgjinë kishte marrë një fitore të përvuajtur 2-1.
Skuadra që drejtohet nga Luis Enrique është mbrapa liderit të Grupit B, Suedisë, që ka gjashtë pikë pas dy ndeshjeve të luajtura.
Në anën tjetër, Kosova e filloi këtë kampanjë me humbje 3-0 në stadiumin “Fadil Vokrri” përballë suedezëve