Sot në Agjencinë e Zbatimit të Gjuhës të RMV-së (AZGJ) qëndroi profesor Berton Sulejmani, dekan i Fakultetit Filologjik të Universitetit të Tetovës (UT), i cili u prit nga drejtori i agjencisë, Ylber Sela.Me këtë rast, dekani Sulejmani dhuroi të gjithë numrat e revistës “Filologjia” si dhe të revistës “Albanologjia”, ku botohen punimet e një prej ngjarjeve më të rëndësishme në RMV, Seminari Albanologjik, që është një projekt i UT-së.Gjithashtu, AZGJ-së iu dërguan edhe materialet online, për të pasur qasje më të lehtësuar.Dekani Sulejmani takoi edhe përkthyesit dhe lektorët e AZGJ-së me të cilët diskutoi edhe për trajnimin e përkthyesve dhe lektorëve të institucioneve publike që do të fillojë në muajin prill në zyrat e AZGJ-së.Drejtori Sela dhe dekani Sulejmani biseduan për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet AZGJ-së dhe Fakultetit Filologjik të UT-së për të hapur një drejtim të ri studimor në UT – atë të redaktimit gjuhësor.