Pendarovski mbështet marrëveshjen Zaev-Mickovski për shtyrjen e regjistrimit të popullsisë

Presidenti Stevo Pendarovski mbështet marrëveshjen Zaev-Mickovski për shtyrjen e regjistrimit të popullsisë për në shtator. Pas mbledhjes së këshillit të sigurisë, Pendarovski tha se shtyrja e regjistrimit nuk e dëmton askënd.

Përkundrazi me vaksinimin do të krijohen kushte për realizimin e suksesshëm të regjistrimit pa pasur bazë që askush të mos dyshojë në legjitimitetin e tij- deklaroi Stevo Pendarovski – President.

Ai tha se pret  se pret që të arrihet zgjidhje edhe për çështjet tjera, siç Kodi Zgjedhor, zbatimi i zgjedhjeve lokale, për setin e ligjeve për përkrahjen e sbjekteve ekonomike dhe qytetarëve por edhe për , debllokimi i punës së Kuvendit dhe Ligjin për shtetësinë.

….nuk është mirë për një propozim politik të opozitës të paralizohet parlamenti në tërësi, por nuk është mirë që të mos kemi zgjidhje për problemet reale të qytetarëve tanë që me vite jetojnë këtu e nuk mund ta rregullojnë qëndrimin e tyre dhe t’i realizojnë të drejtat e tyre, pavarësisht sa njerëz i përkasin kësaj kategorie- tha Stevo Pendarovski – President.

Pendarovski tha se në mbledhjen e këshillit të sigurisë, u kërkua që të shfrytëzohen të gjitha resurset shtetërore për tu ballafaquar me pandeminë. Kjo pasi situata me koronavirusin është rënduar në maksimum. Vaksinimin e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut në Serbi, Pendarovski e ka quajtur të turpshëm.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *