Palmer: Moskryerja e punës nga opozita, nuk dërgon në progres

Zëvendës-ndihmësi i sekretarit shtetëror amerikan, Metju Palmer ka komentuar bllokadën në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut nga ana e opozitës.

Ai ka vlerësuar, se bllokada, bojkoti dhe moskryerja e punës nga opozita, nuk dërgon në progres dhe ka porositur opozitën të paraqitet në Kuvend.

“Është e rëndësishme që opozita të paraqitet në Kuvend, të kryejë punën e saj, t’i përfaqësojë interesat e qytetarëve të saj, njerëzve të cilët e kanë zgjedhur që t’i përfaqësojnë interesat e tyre. Bojkot, bllokadë, moskryerja e punës së tyre, asgjë nga kjo nuk dërgon në progres”, tha Palmer në intervistë për Zërin e Amerikës.

Ka folur edhe për regjistrimin e popullsisë dhe ka porositur, se ai duhet të kryhet sipas standardeve të Eurostatit.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *