Nga e hëna pritet vaksinimi i gazetarëve, policëve,edukatorëve, gjykatësve…

Grupi teknik nacional për imunizim kundër Kovid-19 ka sjell vendim që nga java e ardhshme të filloj vaksinimi i të punësuarve në infrastrukturën kritike shtetërore. Gjithsejtë 4000 vaksina do të ndahen për këtë kategori të qytetarëve. Në infrastrukturën kritike bien të punësuarit në MPB, të punësuarit në ARM, gazetarët e punësuar në media, të punësuarit në prokurori, gjykatë, vozitësit e transporti publik, zjarrfikësit, të punësuarit në çerdhe dhe në pikat pagesore. Me këtë vendim sipas grupit teknik për imunizim do të mbrohen ata të punësuar të cilët kanë kontakte të shumta dhe janë më të rrezikuar nga Kovid-19.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *