Shëndeti hynë në terren sportiv, ndërkaq sporti shkon në karrige.
Kështu, salla e sportit “Boris Trajkovski” për herë të parë vihet në shërbim të shëndetit publik.
Prej, nesër, në të do të realizohet vaksinimi masiv, e cila u paralajmërua për një kohë të gjatë nga Ministria e Shëndetësisë.
Imunizimi do të realizohet me vaksinën AstraZeneca dhe ndaj qytetarëve mbi moshën 77-vjeçare.
Janë vendosur 48 kabina, ku në secilën prej tyre do të mund të vaksinohet nga një qytetar.
Pika e vaksinimi do të punojë në dy ndërrime, do të fillojnë në ora 8 të mëngjesit dhe mbarojnë në orën 20, nga e hëna në të premten.