Çairi frymon shqip, Hasan Prishtina, Frashëri, Demaçi janë disa nga emrat e ri të rrugëve

Kryetari I Komunës së Çairit ka ndarë një lajm të madh sot në rrjetin social në Facebook, ku ka bërë të ditur se sot në seancën e  67-të të Këshillit të Qytetit të Shkupit u miratua Vendimi për përcaktimin dhe ndryshimin e emrave të rrugëve, shesheve, urave në territorin e Qytetit të Shkupit, me të cilin 66 rrugë të territorit të Çairit dhe shumë rrugë tjera të komunave të Butelit, Sarajit, Gazi Babës, Qendrës, Karposhit, Kisella Vodës dhe Aerodromit do të kenë emrin e personaliteteve të shquara dhe të ngjarjeve të rëndësishme të çështjes sonë kombëtare nga periudha të ndryshme historike.

Më tej Ganiu ka shkruar se, realizimi i këtij projekti kombëtar reflekton drejtë dhe qartë realitetin multietnik, autoktoninë tonë në këto troje ku kanë lindur gjyshërit dhe stërgjyshërit tanë. Kjo është mënyra më e mirë e edukimit të brezave të rinj në frymën kombëtare, të cilëve në emra rrugësh ku ata jetojnë po u lëmë si trashëgimi memorien e lavdishme historike.

Si Komunë e Çairit ishim pjesë e këtij procesi që do të mbetet në histori, prandaj dëshiroj publikisht të faleminderoj për angazhimin e tyre edhe Drejtorin e ITSHKSH-së, historianin e mirënjohur z. Skender Asani, këshilltarët e Qytetit të Shkupit znj. Halide Palloshi, z.Besnik Ajeti, znj. Nora Muamedi Zekiri, ish zëvendës kryetarin e Qytetit të Shkupit z. Enver Maliqi, zëvendës sekretarin e Qytetit të Shkupit z. Aziz Maksuti, sekretarin e Komunës së Çairit z. Nedim Rama, kryetarin e komunës së Sarajit z. Blerim Bexheti dhe stafin e tij! Rruga jonë për lartësimin e vlerave kombëtare nuk njeh kufinj dhe do të vazhdojë edhe me emërimin e shumë rrugëve tjera në të ardhmen!

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *