Janë mbyllur 8 ndeshjet e fundit të ditës së sotme, të vlefshme për eliminatoret e Botërorit. Janë regjistruar plot 33 gola në 8 ndeshje, ku surpriza vjen nga Turqia.
Këta të fundit kanë marrë një barazim zhgënjyes ndaj Letonisë, teksa ndonëse ishin në avantazh 3-1, në fund janë barazua nga një kundërshtar modest si Letonia.
Fitore me goleada kanë regjistruar Belgjika që mposhti 8-0 Bjellorusinë dhe Holanda që triumfoi 0-7 ndaj Gjeorgjisë. Portugalia ka mposhtur 1-3 me përmbysje Luksemburgun, ndërsa Kroacia mposhti 3-0 Maltën. Norvegjia mposhti minimalisht Malin e Zi, teksa me të njëjtin rezultat triumfoi edhe Uellsi ndaj Çekisë.