BDI: Sela dhe Gashi dje kërkuan shtyerje të regjistrimit, sot gjoja e kundërshtojnë

Bashkimi Demokratik për Integrim njofton opinionin që propozimi për
vazhdim të regjistrimit online të Diasporës nga 1 mars deri në 30
shtator ndihmon procesin e regjistrimit dhe jep mundësi shtesë për tu
regjistruar të gjithë mërgimtarët.

Gjithashtu, duke patur parasysh bojkotin e opozitës, kontestimin e
procesit nga ana e tyre, bllokadën në kuvend, nisjen e vaksinimit dhe
imunizimit, si dhe shëndetin publik, shtyrja e regjistrimit rezident nga
muaji prill në muajin shtator të këtij viti paraqet vendim të duhur dhe
të drejtë.

Reagimet kontradiktore të opozitës shqiptare flasin për mungesën e
konsistencës dhe sinqeritetit të tyre ndaj qytetarëve.

Opozita shqiptare (ASH-AA) po manipulon me ndjenjat e shqiptarëve të
Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe mërgimtarëve në tentativë të
përfitimeve të vogla të politikës ditore.

Përmes disa amendamenteve të propozuara nga grupi i deputetëve të
Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës kërkuan që procesi i
regjistrimit të popullsisë të prolongohet për një afat të caktuar edhe
atë në amendament shkruhet nga muaji mars në maj, duke e ndërlidhur të
njëjtën me krizën shëndetësore të shkaktuar nga COVID-19.

Të njëjtët, pasi dje u paralajmërua shtyrja e procesit të regjistrimit
rezident, sot përmes kryetarëve të tyre, Ziadin Sela dhe Afrim Gashi
kundërshtojnë amendamentin e tyre dhe paralajmërojnë bllokimin e gjithë
procesit. Kjo është vetëm një provë më tepër se gdhihen në mëngjes dhe
ngrysen në darkë me qëndrime skajshmërisht të kundërta.

Me këtë rast Bashkimi Demokratik për Integrim dëshiron të përçojë deri
tek qytetarët se përkrah që procesi i regjistrimit të mbahet nga data 5
e deri më 30 shtator, e njëkohësisht bën thirrje deri tek diaspora që të
vazhdojnë të regjistrohen në platformën online
https://census.stat.gov.mk/, nga data 1 mars e deri më 30 shtator,
ndërsa ju siguron se çdo i regjistruar deri më tani dhe çdo një që do të
regjistrohet deri me 30 shtator do të vlejë.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *