Futboll: Fitorja 5 me 0, ndaj Lihtenshtajnit ne plan të dytë

Kombëtarja e RMV-së në futboll arriti suksesin historik, duke u kualifikuar në Kampionatin Evropian, në dy ndeshjet e para për eliminatoret e Botërorit “Katar 2022” tregoi lojë të jashtëzakonshme, por ajo që shqetëson opinionin futbolldashës në vend, janë raportet jo të mira Reprezentacioni – Federata e Futbollit. Dy palët ishin përpjekur të dakordojnë një takim për tejkalimin e mosmarrëveshjeve, madje seleksionuesi bëri edhe thirrje publike për një takim. IGOR ANGELOVSKI – SELEKSIONUES “U ngrit shumë pluhur në relacionin FFM-Kombëtarja, shumica na këshilluan që duhet dicka të ndërmarrim. U paraqita tek Presidenti që të vijë e të bisedojmë për mosmarrëveshjet dhe t`i tejkalojmë. Të takohemi të Shtunën, por ai nuk erdhi edhe pse premtoi se do të vijë. Është koha për unitet dhe të shkojmë bashkë në Kampionatin Evropian. Ja, bëj thirrje publike për një takim që të tejkalohen mosmarrëveshjet” Por, Presidenti I FFM-së, Muamed Sejdini ka rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe për momentin takimi është anuluar. Sic njoftohet, Sejdini të Premten ka pasur simptome, kurse të shtunën rezultoi pozitiv gjatë testimit. Ai mbrëmë nuk ishte në stadiumin e Shkupit, por nuk do të udhëtojë as edhe në ndeshjen e radhës kundër Gjermanisë më 31 Mars në Duisburg. Përplasjet filluan pas kualifikimit të RMV-së në Kampionatin Evropian kurse zjarrit I ka fryrë Kapiteni I Kombëtares Goran Pandev I cili në një intervistë për median maqedonase ka drejtuar akuza të rënda në adresë të kreut të FFM-së. Aq më tepër, situata u përkeqësua edhe më tepër, kur Pandevi në emër të të gjithë futbollistëve, refuzoi 40 mijë eurot si premi për ndeshjen kundër Rumanisë, duke thënë se ato mjete le t`I marrin drejtuesit e FFM-së. Një shije të keqe fitores 5:0 kundër Lihtenshtajnit, I dha sjellja e sulmuesit Ilija Nestorovski I cili pas shënimit të golit të pestë, para kamerave, me fjalë të pahijshme iu drejtua opinionit. Në profilin e tij në Instagram ai ka sqaruar se fjalët u drejtohen tre personave, të cilët, sipas Nestorovskit, ditëve ta kaluara kanë kërcënuar atë dhe familjen e tij. /KlanMacedonia

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *