Njihuni me reperin shqiptar nga Shkupi i cili ka gjetur një menyrë të re për të monetizuar artin e tij, ndryshe nga se ç’jemi mësuar deri tani. Ai prezantohet me nofkën Loksenn, kurse më parë ka qenë I njohur me një nofkë tjetër “A Loc”.
Pasiqë teknologjia e kriptovalutave e njohur si blockchain, ka filluar të marrë vëmendje të madhe në sektorin e IT-së si dhe investimet e shumta të biznesmenëve të mëdhenj botërorë në kriptovaluta, kanë bëre që kjo të bëhet një realitet I pashmangshëm edhe në trojet tona shqiptare si dhe në ballkan. Artisti në fjalë ka shfrytzuar teknologjinë blockchain per të lansuar 3 kopje të veçanta të kengës “Scupi – 100 vjete harrese”, këngë të cilën thotë se e ka më tepër për zemër dhe që është e shkruar për 100 vjetorin e pavarsisë së Shqiperisë. Pasiqë kënga flet për historinë shqiptare të Shkupit ai shkruan në storjet e tij të instagramit se “s’ka si të jetë ndryshe po nuk e shkruajmë historinë me këtë këngë”.
Kënga shitet si kopje e veçantë e cila është e regjistruar në rrjetin blockchain, si e tillë ngelet e pandryshuar dhe autentike, pas blerjes ajo kopje I takon blerësit dhe blerësi ne te ardhmen mund ta shet me çmim të cilin dëshiron vet blerësi. Pra pikërisht sikur pikturat që shiten në aukcion.
Dhe kjo nuk është e gjitha, një kopje e këngës kushton 1 ETH ku për
momentin shkëmbehet rreth 1700 dollarë amerikane.
A po shkruhet historia vërtetë me këtë dhe a ështe kjo e ardhmja se si do të funksionojë industria e muzikës dhe artit në pergjithësi ngelet të shohim, por gjithsesi se kjo bjen një frymë të re për të gjithë artistët në trojet tona.