Një vjet nga anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO

Desk

Sot bëhen një vjet nga anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO. Me aktin e depozitimit të Traktatit të Atlantikut të Veriut në Departamentin e Shtetit në Uashington, Maqedonia e Veriut u bë anëtarja e 30-të e plotfuqishme e Aleancës më të fuqishme ushtarako-politike të sotme. Një vjet më parë Maqedonia e Veriut arriti suksesin më të madh.

Por të kthehemi në retrospektivë se si Maqedonia e Veriut u bë anëtarja e 30-të e NATO-s dhe me çfarë vështirësish u përballët gjatë rrugës për në NATO.

Rruga e Maqedonisë drejt NATO-s.

–  Bashkëpunimi me NATO-n filloi në dhjetor 1993, kur Kuvendi i Republikës së Maqedonisë miratoi Rezolutën për aderimin e RM-së në NATO (Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut).

– Në nëntor 1995, R. Maqedonisëë u bë anëtare e Partneritetit për Paqe (PfP) dhe Zyra Ndërlidhëse e NATO-s u hap në qershor 1996.

– Në prill 1997 – R. Maqedonisë është pranuar në procesin PARP, dhe në të njëjtin vit në nëntor 1997, u hap Misioni i RM-së në NATO, në Bruksel, Mbretëria e Belgjikës.

– Në prill 1999 – Në Samitin e NATO-s në Uashington, R. Maqedonia është bërë zyrtarisht vend kandidat për anëtarësim në Aleancë. Që atëherë, duke marrë parasysh konsensusin e të gjithë aktorëve politikë në vend dhe mbështetjen e lartë të publikut për anëtarësimin në NATO, R. Maqedonisë punon për të krijuar marrëdhënie me Aleancën, duke përdorur të gjitha mjetet dhe modalitetet në dispozicion të saj.

– Në gusht 2002 – R. Maqedonsë për të parën herë dërgoi dy paqeruajtës në Misionin ISAF në Afganistan, dhe në maj 2003 – Maqedonia, Shqipëria dhe Kroacia, së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nënshkruan Kartën e Partneritetit (Karta e Adriatikut).

– Në prill 2008 – në Samitin e NATO-s në Bukuresht konfirmohet përparimi i Maqedonisë dhe përmbushja e kritereve të anëtarësimit, por ftesë për anëtarësim nuk është lëshuar. Përfundimet e Samitit vunë në dukje se një ftesë për anëtarësim në Republikën e Maqedonisë do të dërgohet pasi të gjendet një zgjidhje e pranueshme reciprokisht për mosmarrëveshjen për emrin me Greqinë.

– Në Samitet e NATO-s të vitit 2009 (Strasburg dhe Kell), 2010 (Lisbonë), 2012 (Çikago), 2014 (Uells) dhe 2016 (Varshavë), vazhdimisht përshëndet kontributi i Republikës së Maqedonisë në operacionet ndërkombëtare të drejtuara nga NATO dhe mbështetja për arritjen e qëllimeve të Aleancës, si dhe riafirmohet qëndrimi i saj se ftesa për t’u anëtarësuar vendi do të adresohet pasi të gjendet një zgjidhje e pranueshme reciprokisht për mosmarrëveshjen për emrin me Greqinë.

– Në një seancë të mbajtur më 25 dhjetor 2017, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë miratoi një Deklaratë për Përshpejtimin e Proceseve Reformuese dhe Integruese për Anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në BE dhe NATO (Gazeta Zyrtare 192 nga data 26.12.2017).

– Në përputhje me rekomandimet e NATO-s, Qeveria merr hapa konkret për të rritur Buxhetin e Mbrojtjes dhe, duke filluar nga rritja e Buxhetit të Mbrojtjes për vitin 2018, buxheti do të rritet vazhdimisht me 0.2 përqind çdo vit për të arritur objektivin 2% nga produkti i brendshëm bruto për mbrojtjen.

– Në korrik 2018, në Samitin e NATO-s në Bruksel, Republika e Maqedonisë është e ftuar zyrtarisht të fillojë negociatat e pranimit për anëtarësimin në NATO.

– Më 19 korrik 2018, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, në seancën e 57-të të saj, miratoi Deklaratën për Mbështetjen e Procesit të Aderimit të Republikës së Maqedonisë në NATO.

– Më 25 korrik 2018, një delegacion i NATO-s i kryesuar nga James McKay, Drejtor i Partneriteteve Euro-Atlantike dhe Globale në Departamentin për Çështjet Politike dhe të Sigurisë në Selinë e NATO-s, vizituan Republikën e Maqedonisë, duke shënuar fillimin e bisedimeve të pranimit. Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për për Çështjet Politike dhe të Sigurisë (ASG PASP), ambasadori Alejandro Alvargonzales emërohet Shefi i Bisedimeve të pranimit të RM në NATO.

– Më 1 gusht 2018, është dërguar në Republikën e Maqedonisë Plani i Zbatimit të Procesit të Pranimit të NATO-s u.

– Më 5 shtator 2018, në seancën e 86-të të rregullt, Qeveria e Republikës së Maqedonisë themeloi Komitetin për Integrimin e Republikës së Maqedonisë në NATO. Komisioni kryesohet nga Zoran Zaev KQRM, dhe zëvendësit e tij janë: ZKQRM dhe ministrja e mbrojtjes Radmilla Shekerinska, ZKQRMBujar Osmani dhe MPJ Nikola Dimitrov. Në të njëjtën kohë, u krijua një Komitet Punues për Integrimin e Republikës së Maqedonisë në NATO, i kryesuar nga Koordinatori Kombëtar për Përgatitjen e Republikës së Maqedonisë për Anëtarësimin në NATO, Stevo Pendarovski dhe Sekretariati. [1]

– Hartohet Programi i Vazhdimit të Reformave që mbulon reformat në fushat e sundimit të ligjit, të drejtat e njeriut, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, aktivitetet e reformave në armatë dhe zbatimin e detyrimeve ligjore dhe financiare nag anëtarësimi në NATO.

– Më 5-6 Shtator 2018, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg zhvilloi një vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë, e para që nga momenti kur mori ftesë për anëtarësim. Gjatë vizitës, Sekretari i Përgjithshëm Stoltenberg përshëndeti përpjekjet e qeverisë dhe dërgoi një mesazh që anëtarësimi i plotë varet nga rezultati i referendumit dhe zbatimi i Marrëveshjes së Prespës.

– Më 18-19 tetor 2018 në një takim në Bruksel përfunduan zyrtarisht bisedimet e pranimit midis RM dhe NATO-s.

– Më 6 dhjetor 2018, në mbledhjen e Zëvendës Përfaqësuesve të Përhershëm të vendeve anëtare të NATO-s, u prezantua Programi i Vazhdimit të Reformave (PVR). Faza e dytë e procesit të pranimit përfundoi me prezantimin e PVR.

– Me 21 Janar 2019 MPJ Nikola Dimitrov i dërgoi një letër sekretarit gjeneral të NATO-s, Jens Stoltenberg  ku shprehu gatishmërinë e vendit të tij për të pranuar dhe respektuar detyrimet dhe angazhimet e anëtarësimit të vendit në NATO, duke shprehur zyrtarisht interes për të marrë një ftesë për t’u anëtarësuar në NATO. Letra gjithashtu iu dorëzua zyrtarisht NATO-s nga Programi i Vazhdimit të Reformave.

– Më 6 shkurt 2019 Përfaqësuesit e Përhershëm të 29 vendeve anëtare të NATO-s në selinë e NATO-s kanë nënshkruar protokollin e pranimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO. Me nënshkrimin e Protokollit të Aderimit, fillon faza tjetër e procesit të pranimit, e ndjekur nga ratifikimi i Protokollit nga parlamentet kombëtar dhe institucionet e vendeve anëtare të Aleancës.

– Më 13 dhe 14 shkurt 2019 zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska mori pjesë në një takim të NATO-s në formatin e Ministrave të Mbrojtjes në Bruksel, Belgjikë, ku për herë të parë një përfaqësues i lartë nga vendi mori pjesë në një seancë ministrore të hapur vetëm për vendet anëtare të NATO-s.

– Më 4 dhjetor 2019 në Londër, Presidenti i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev drejtoi Delegacionin e vendit tonë i cili mori pjesë për herë të parë në Samitin e Liderëve të Aleancës.

– Më 11 shkurt 2020, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut ratifikoi Protokollin për Anëtarësim në NATO. Pa vota kundër dhe abstenime, 114 ligjvënës votojnë “për” anëtarësimin e vendit tonë në Aleancën e Atlantikut të Veriut.

– Më 12 shkurt 2020, Presidenti i Republikës së Maqedonisë Veriore, Stevo Pendarovski, nënshkroi Dekretin për shpalljen e Ligjit për Ratifikimin e Traktatit të Atlantikut të Veriut.

– më 17 mars 2020, në kushte specifike për kontinentin evropian dhe botën, senati spanjoll, për herë të parë përmes lidhjes me video-konferencë, ratifikoi Protokollin e Aderimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Aleancë dhe me të gjitha votat “për”, duke përfunduar kështu procesin e ratifikimi të  këtij Protokolli në të gjitha shtetet anëtare të Aleancës. Pas vetëm dy ditësh, protokolli u depozitua nga Spanja në depon në Uashington, SHBA.

– Më 20 Mars 2020, Presidenti Pendarovski nënshkroi Instrumentin e Aderimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Aleancën e Atlantikut të Veriut.

– Më 27 Mars 2020, Republika e Maqedonisë së Veriut bëhet anëtare e plotë e aleancës më të madhe ushtarako-politike në botë – NATO.

– Më 30 Mars 2020 u ngrit flamuri i Republikës së Maqedonisë së Veriut para selisë së NATO-s në Bruksel në Komandën e Forcave Aleate për Operacione në Shape – Mons dhe në Komandën e Forcave Aleate të Transformimit në Norfolk, Virxhinia./tv21.tv

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *