Kroacia arriti të marrë një fitore minimale 1-0 kundër skuadrës së Qipros, duke marrë tre pikë mjaft të vlefshme.
Kapiteni i Kroacisë, Luka Modriç luajti për 90 minuta, ku arriti të hyjë në histori me ndeshjen e sotme, duke u bërë lojtari me më shumë paraqitje për kombëtaren kroate. Plot 135 ndeshje ka luajtur mesfushori i Realit me kombëtaren, duke kaluar Dario Sërnën, i cili mbante rekordin me 134 paraqitje.
Kroacia u bë protagoniste në vitin 2018, ku arriti të shkojë në finale të Kupës së Botës, por pa mundur të triumfojë pasi u mund nga Franca me rezultatin 4-2. Modriç ishte lojtari kyç ne atë arritje të kroatëve, ku po atë vit arriti të fitonte çmimin më të rëndësishëm në aspektin individual, Topin e Artë.