Borisov me propozim: Të dërgojmë vaksina në Maqedoni

Bullgaria do të pranojë 200,000 vaksina javën e ardhshme. Unë do të propozoj që të dërgojmë 5,000 vaksina në Republikën e Maqedonisë së Veriut, tha sot kryeministri bullgar, Bojko Borisov, transmeton Alsat. Borisov tha se “do të ishte një gjest vërtet miqësor për shëndetin e njerëzve”.

Borisov këto deklarata i bëri sot gjatë inspektimit të punës ndërtimore në modernizimin e stacionit të kompresorëve “Lozenec”, ku mes tjerash shprehu besimin se Bullgaria do të arrijë të sigurojë mbi një milion vaksina në muajin prill

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *