Kryeqyteti i Maqedonisë tre e gjysmë dekada pret dhe assesi nuk mund të realizojë ndërtimin e tramvajit. Vitet kalojnë, teknologjitë e reja në mënyrë të përshpejtuar po inkorporohen në sistemet për transport masiv nëpër qytetet e botës, ndërsa ideja për tramvaj klasik në Shkup kaloi keq në histori.
Derisa ekspertët, organizatat joqeveritare, politikanët dhe qytetarët diskutojnë për atë nëse Shkupit i nevojitet tramvaj i shpejtë, metro nëntokësore, sistem i shpejtë me autobusë, hekurudhë periferike-urbane, diçka tjetër apo kombinim i këtyre mjeteve për transport masiv të udhëtarëve, në qytetin që para shumë kohe e ka tejkaluar shifrën prej gjysmë milionë banorësh funksionon vetëm transporti me autobusë, me linja perfierike-urbane sipas numrit të qytetarëve nga vitet e 80-ta të shekullit të kaluar.
Autobusët e vjetërsuar në komunikacionin rrugor të Shkupit nuk ua sigurojnë shpejtësinë e nevojshme për udhëtim të qytetarëve, ashtu që ata vendosin të zgjedhin mjetin më komod për transport-automjeti.
Koha e sotme ofron dy opsione të ndryshme, politika për zhvillim të transportit në Shkup. I pari është të vazhdohet politika e ndërtimit të bulevardeve, rrugëkryqeve me dy nivele, zgjerimit të rrugëve dhe parkingjeve të reja garazheve në kat nëpër të gjithë qytetin, që do të stimulojnë blerjen e mëtutjeshme të automjeteve nga qytetarët dhe nuk do ta zgjidhin problemin me ngecjen në komunikacionin rrugor dhe mungesën e vendeve për parkim.
Opsioni i dytë është inkorporimi i politikës për transport të qëndrueshëm transporti, që nënkupton avancim të transportit publik në Shkup, zhvillim të infrastrukturës për biçikleta, rritje të numrit të rrugëve për këmbësorë dhe iniciim të sistemit për huazim të mjeteve motorike, biçikletave dhe trotineteve elektrik për qytetarët.
“Mungesa më e madhe në sistemin e transportit në Shkup është mos pasje e transportit publik urban të shpejtë, me kapacitet të lartë. E paimagjinueshme është sot, qytet me 700.000 banorë të mos ketë as metro, as tramvaj të shpejtë, as BRT. Shkupi është shembulli i vetëm i tillë në Evropë”