Realizuam takim pune me udhëheqësinë e Gjykatës Kushtetuese ka bërë të ditur zevendesministri i drejtësisë Agim Nuhiu. Vlerësuam se roli i Gjykatës Kushtetuese është edhe kontrolli kushtetues për të siguruar kushtetutshmërinë funksionale të organeve dhe institucioneve shtetërore me qëllim për të flakur arbitraritetin dhe anarkinë në vend dhe për t’i mbrojtur interesat e të gjithë qytetarëve!Për një shtet siç është shteti ynë me një demokraci në zhvillim, forcimi i kapaciteteve strukturore institucionale për mbrojtjen gjyqësore të barazisë dhe mosdiskriminimit edhe mbi baza etnike mbetet i nevojshëm!Atributet e një shteti të së drejtës para se gjithash varen nga kultura politike, edukata juridike, zhvillimi ekonomik dhe shoqëror brenda atij shteti.
