(VIDEO) NË REPARTET E INFEKTOLOGJISË NË NIVEL SHTETËROR VAZHDON TË RRITET NUMRI I TË HOSPITALIZUARVE

Në repartet e infektologjisë në nivel shtetëror  vazhdon të rritet numri i të hospitalizuarve, siç njofton Ministria e Shëndetësisë, gjithsej  po kurohen 1448 të infektuar me Kovid-19. Ndërsa, në 24 orët e fundit nëpër qendrat kovid  janë shtruar 835 persona pozitiv dhe të dyshuar me koronavirus. Për momentin numri i shtretërve të lirë është 270, kurse, nuk raportohet për mungesë të oksigjenit.

Në kryeqytet gjatë 24 orëve të fundit janë hospitalizuar 81 pacientë të rinj, për shkak të komplikimeve të koronavirusit. Numri total i tyre ka arritur në 613 të sëmurë, që po trajtohen në repartet e infektivit.

Ministria e Shëndetësisë

“Përditësimet në webfaqen e Ministrisë së Shëndetësisë tregojnë se në spitalin e Manastirit po kurohen 79 pacientë pozitiv, në Shtip 69, në repartin e infektivit në Tetovë janë hospitalizuar 35 të infektuar, Veles 67, Kumanovë 116. Në qendrën kovid të qytetit së Ohrit janë shtruar 94 persona, Prilep 119, Gostivar 36, Strugë 14, Strumicë 69, Koçan 21, Kërçovë 23, Kavadar 75, Gjevgjeli 27 persona pozitiv dhe të dyshuar me koronavirusi”

Qeveria mbrëmë njoftoi se sistemi shëndetësor është i qëndrueshëm, kapacitetet janë zgjeruar në kohë dhe nuk ka mungesë të shtretërve, për shkak të të cilave nuk mendohet për masa shtrënguese shtesë për parandalimin e përhapjes së covid-19.

Përndryshe, autoritetet shëndetësore kanë njoftuar se gjatë muajit mars, gjithsej, kanë ndërruar jetë 408 persona si pasojë e ndërlikimeve të shkaktuara nga Kovid-19, shifër kjo që është 160 më shumë se sa i gjithë muaji shkurt. Numri ditor i vdekjeve nga infektimet filloi të rritet nga 9 marsi, kur u regjistruan 22 raste të vdekshmërisë, ndërsa, më shumë të vdekur këtë muaj kishte më 22 mars, total 30 persona. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë kanë vdekur gjithsej 3.545, prej të cilëve 1.142 ishin nga Shkupi./shenja

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *