Sport: Maqedonia humbet në Rumani me rezultat 3 me 2

Maqedonia është rikthyer fuqishëm në ndeshjen me Rumaninë, teksa brenda dy minutave shënoi dy gola për të barazuar shifrat në 2:2, mirëpo nuk vonoi shumë  dhe Rumania në aksionin e parë në drejtim të portës së Dimitrievskit arriti që të shënojë golin e tretë me autorë Janis Haxhi, që në fund u tregua edhe si vendimtarë në fitoren 3:2 të rumunëbe, njofton “infOSport.mk”.

Pas dy golave të njëpasnjëshëm në 50 minutat e para lojë të futbollistëve rumun, Tanase (28’) dhe Mihaila (50’), Arijan Ademi në minutën e 83-të me kokë arriti që të ngushtojë epërsinë e vendasve në 2:1.

Ky gol i gjithi foli shqip, pasi Alioski nga e djathta harkoi mjaft mirë në zonën kundërshtare, aty ku Ademi me kokë shënoi një gol të bukur për rezultat 2:1.

Nuk vonoi shumë dhe vetëm një minutë më pas një asist perfekt nga ana e Enis Bardhit gjeti të vetmuar para portës kundërshtare Aleksandar Trajkovskin, i cili nuk fali, duke baraziar shifrat në 2:2.

Festë e madhe në mesin e futbollistëve të Maqedonisë, të cilët megjithatë nuk arritën që të ndalin aksionin e rradhës të vendasve, të cilët me shumë lehtësi me anë të Janis Haxhi, djalit të legjendës rumune, George Haxhi, arritën të shënojnë edhe golin e tretë në rrjetën e Dimitrievskit, që në fund u tregua edhe si vendimtarë në fitoren e Rumanisë.

Maqedonia pas këtij goli tentoi me çdo kusht të shënojë edhe golin e tretë, i cili erdhi në minutën e 3-të shtesë, mirëpo i njëjti u anulua, pasi Arijan Ademi në ato momente kishte shënuar nga një pozitë jashtë loje.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *