Të dhenat e fundit të Entit shtetëror të Statistikës, tregojnë se regjistrimi i diapsorës në 24 orët e fundit arrin në 143 755 qytetarë të regjistruar. Zvicra, vazhdon të kryesojë listën, me numrin më të lartë të mërgimtarëve që janë regjistruar, gjegjëisht 47 345 mërgimtarë, vijon Gjermania dhe Italia.
VMRO-DPMNE: 1600 raste aktive, zaev mendon për regjistrim
Përderi sa po bëhen përgaditjet e fundit për regjistrimin e popullsisë që do të fillojë më 1 prill, partia më e madhe opozitare vazhdon të mos mbështesë regjistrimin duke kërkuar anulimin e tij.
“Regjistrimin që LSDM, po shtynë me force në mes të pandemisë është është një garanci për një bombë epidemike që do t’u kushtojë qytetarëve shëndet dhe mijëra jetë të humbura.
Në kushte kur pothuajse të gjitha vendet evropian kanë shtyrë regjistrimin, Qeveria e Zaevit vazhdimisht dëshiron të kryejë një regjistrim me mbi 16 mijë raste aktive të infektuar dhe mbi 3500 të vdekur nga COVID 19.”, thonë nga VMRO.
LSDM: bojkotimi është vepër penale
Ndërkohë nga LSDM theksojnë se, operacioni kryhet në përputhje me të gjitha standardet e Eurostat dhe të Kombeve të Bashkuara. Regjistrimi është me rëndësi sepse do të jep të dhëna përkatëse që do të lehtësojnë krijimin e politikave të dobishme për zhvillimin ekonomik, shoqëror dhe arsimor të vendit.
“Duke marrë pjesë në regjistrim, secili individ kontribuon në ndërtimin e një shteti bazuar në të dhëna të vendosura mirë, jo në supozime. Në të njëjtën kohë, regjistrimi i popullsisë jo-rezidente, gjegjësisht imigrantët tanë në diasporë, po zhvillohet normalisht. Ne u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të diasporës që t’i bashkohen këtij akti patriotik dhe të ndihmojnë në marrjen e një pamje të qartë të njerëzve tanë nga e gjithë bota”, thonë nga LSDM.
E përderi sa nga LSDM thonë se bojkotimi i regjistrimit është vepër penale nga blloku nacional “mos hap derën” bëjnë thirrje që regjistrimi të ndalet. Sipas tyre në regjistrimin që po zhvillohet jashtë vendit, regjistrohen vetëm shqiptarët./Tvm2