Të enjten dhe të premten, Komisioni për Sëmundje Infektive në Maqedoninë e Veriut do të takohen për të analizuar situatën me Coronavirus.
Nga Ministra e Shëndetësisë e vendit fqinj thonë se është e mundur të propozohen masa të reja më restriktive për të parandaluar përhapjen e COVID-19, përcjell Insajderi.
“Takimi do të jetë sot ose më së voni nesër. Nuk e përjashtojmë mundësinë për masa të reja, më restriktive pas analizimit të gjendjes në ditët e fundit. Çfarë masa do të merren qytetarët do të informohen me kohë.
Nuk do të ndodhë sot për nesër që të miratohet një masë, do të ketë kohë që ata të përgatiten. Vikend-karantinë dhe mbyllje në afat më të gjatë për momentin nuk parashikohet”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë e RVM-së.