Kosova ka pasur dhe ka yje të mëdhenj të futbollit! Një emër që nuk harrohet kurrë, një emër që la gjurmë, legjenda e futbollit tonë Luan Prekazi!
I jashtëzakonshmi, shqiptari i parë që dridhi një ish Jugosllavi! Një lojtar i spikatur, me teknikë të përsosur, bukurosh i asaj kohe dhe idhull i milionave tifozëve.
Në vitet e 60-ta (1963), në qytetin e ‘minatorëve” doli një futbollist i talentuar dhe luante për Trepçën nga Mitrovica, për ekipin e të rinjve.
Luan Prekazi, i pari në të majtë
I shpejt, i zhdërvjelltë, me goditje mjeshtërore dhe prore i rrezikshëm për skuadrat rivale!
Mesfushor-sulmues i hatashëm i asaj periudhe, që në vitin 1967 kaloi në Partizan të Beogradit, duke u shndërruar si futbollist idhull për milionat e atij shtetit që nuk ekziston më, ish Jugosllavia, në gjashtë ish republikat dhe dy ish krahinat e asaj kohe!
Një e veçantë ka qenë me 23 tetor të vitit 1967, një medium serb, “Sport” nga Beogradi, kishte dalur me një titull bombë e të çuditshëm për rrethanat e asaj kohe, që fare nuk i pëlqente atyre të Cërvena Zvezdës.
“Luan Prekazi shkeli Cërvena Zvezdën’.
Luan Prekazi
Me 22 tetor Partizani që mbahej si ekip i armatës ish jugosllave e kishte mposhtur rivalin me të madh, Cërvena Zvezdën dhe para 60 mijë shikuesve në stadiumin e Partizanit, ish APJ, ndërsa shqiptari i Kosovës ishte në qendër të vëmendjes, që nga Kosova, Mali i Zi, Sllovenia, Bosnja, Kroacia, Vojvodina, Serbia, Maqedonia, në atëkohë diskutonin për lojën e madhe të tij.
Në vitin 1969 kthehet në Prishtinë, dy herë luajtën në garat kualifikuese për t’u futur në elitën e futbollit ish jugosllav, në vitin 1972 dhe në vitin 1973, por që të dy herë të pasuksesshëm.
Në vitin 1976-1977 rikthehet në klubin e zemrës, Trepça. Prekazi i madh, Prekazi mjeshtër i lojës.
Në vitet e 90-ta, në kohën e okupimit, Luan Prekazi si mijëra shqiptarë, rrezikon jetën e tij, duke i shërbyer si trajner futbollit dhe sportit të Kosovës dhe e sfidoi regjimin serb.
Ai dha kontribut të madh si trajner dhe veprimtar sportiv, po ashtu edhe në vitet të pasluftës, një kohë edhe drejtor sportiv i FC Prishtina. Sot ka rreth 75 vite, një emër që nuk harrohet dhe që ishte lojtar i kalibrit botëror, të paktën janë të profilit të tij në Kosovë.