Kuvendi shkon në pauzë, Zaevi: Softueri i Rashkovskit është i ligjshëm

Ka ndaluar pyetjet e deputetëve ndaj kabinetit Qeveritar, pasi që Kuvendi ka shkuar në pauzë njëorëshe.

Në seancën që pritet të vazhdojë pas orës 17, deputetët do të vazhdojnë të parashtrojnë pyetje ndaj kryeministrit, zëvendëkryeministrave dhe ministrave, për çështjet që u tangojnë.

Gjatë pjesës së parë të kësaj seance, kryeminstri Zoran Zaev foli për softuerin që është blerë nga ish sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Dragi Rashkovski.

Ka vlerësuar se procedura e blerjes është e ligjshme.

“Softuei për shkelje të komunikacionit është blerë në mënyrë të rregullt, nëpërmjet furnizimit publik. Të drejtat autoriale të tij janë të Qeverisë, kurse për testimin është njoftuar Biroja për siguri publike. Rashkovski ka të drejtë të bëjë analiza për nevojat dhe ato t’i dorëzojë deri te Ministria për veprimtari të caktuar. Gjatë blerjes, nuk është shkelur asnjë procedurë gjatë furnizimit publik dhe nuk është konstatuar konflikt të interesit”, tha Zaevi, transmeton TV21.

Seanca e pyetjeve të deputetëve, erdhi pasi paraprakisht u miratua rendi i ditës së seancës së 36-të me radhë, në kuadër të së cilës ishin edhe ligjet për pakot ekonomike.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *