Ibrahim Dreshevic do të mungojë kundër Suedisë për shkak të pezullimit të kartoneve.
Kartoni i kuq kundër Moldavisë në ndeshjen e fundit të sezonit të kaluar të Nations League, do t’i kushtojë shumë Kosovës e cila është në një situatë shumë të vështirë, sidomos pas mungesës edhe të Amir Rrahmanit i cili u dëmtua.
Kosova ka triumfuar në një ndeshje të mrekullueshme mbrëmë ndaj Lituanisë.
“Dardanët” fituan me rezultat 4 me 0, në një ndeshje që mund të shënonin edhe shumë gola të tjerë.
Arbër Zeneli realizoi dy gola, Vedat Muriqi një, si dhe Besar Halimi realizoj një gol shumë të bukur për rezultatin përfundimtar.
Ishte një ndeshje ku djelmoshat kosovarë treguan paraqitje fantastike, me organizim fantastik të ndeshjes nga vija e fundit e deri tek sulmi.
Arbër Zeneli ishte i mrekullueshëm, ku spikata me driblimet e tij fantastike si dhe lojën e mirë me topin në aspektin ofanziv.
Megjithatë, mbtetet të shihet se si do të jetë paraqitja e djelmoshave kosovarë pas këtyre mungesave, në ndeshjen ndaj Suedisë.