“Mbledhja do të mbahet sot ose më së voni nesër. Nuk e përjashtojmë mundësinë të ketë masa të reja, më të ashpra, pas analizës së gjendjes epidemiologjike. Çfarë masash do të rekomandohen, qytetarët do të jenë të informuar në kohë. Nuk do të ndodh sot për nesër të miratohen masat, do të ketë kohë të mjaftueshme për qytetarët të përgatiten. Karantinë në fundjavë ose mbyllje për kohë më të gjatë, për momentin nuk parashihet”, thonë nga MSH”
Javën e kaluar ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, tha se mund të ketë masa të reja nëse rritet numri i të infektuarve.
Ndryshe, MSH sot njoftoi se ka edhe rreth 270 shtretër të lirë për pacientët me COVID-19 në të gjithë shtetin