Bullgaria ka shënuar golin e parë në ndeshjen ndaj Zvicrës, shkruan Zeri.info.
Në “Vasil Levski Stadium”, Bullgaria dhe Zvicra janë duke zhvilluar ndeshjen e parë në Grupin C.
Vendasit kanë arritur të ngushtojnë epërsinë në 1-3, me golin e shënuar nga Kiril Despodov në minutën e 46-të.
Kujtojmë se kjo ndeshje është e vlefshme për kualifikime në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.
Vlen të theksohet se te Zvicra nga minuta e parë janë duke luajtur Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri, kurse Admir Mehmedi është në bankën rezervë.