Zaev: Pagat po rriten, synojmë edhe për 30 për qind tjera

Rroga mesatare neto për një të punësuar, në muajin janar të vitit 2021 ka qenë në vlerë me 28.272 denarë që është 2.7 për qind më e lartë nga muaji i njëjtë të vitit paraprak, ose një rritje me 732 denarë, bëri të ditur krzeministri Zoran Zaev.

Në një postim në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, ai shkruan se në përputhje me të dhënat e Entit Shtetëror për Statistikë (ASHS), rritja në fjalë është afalë rritjes së rrogës mesatare në sektorët: Mbrotje Shëndetësore she Sociale, (12.4%), Arta, Argëtim dhe Rekreacion (8.4%) dhe Informacion dhe Komunikime (8.3%).

Sipas statistikave, mesatarja e rrogës neto të paguar në janar, është më e lartë në sektorin Informacion dhe Komunikimqë shkon deri në 53.928 denarë. Rroga mesatare bruto në janar është 42.204 denarë, shkruan Zaev.

“Qeveria në konsultim me të gjithë vepruesit në shoqëri, sindikatat, Odat dhe organizatat e punëdhënësve, po krijon një ambjent për rritjen e rrogës mesatare dhe të asaj minimale”, shkruan Zaev në profilin e tij, bashkë me zotimin për rritjen e rrogave me 30 për qind.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *