Komisionin i përbashkët parlamentar në mes të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Parlamentit Evropian do të mblidhet nesër në Shkup. Siç bëjnë të ditur nga Komisioni Parlamentar në fjalë, do të mbahet takimi i 18-të i Komitetit Parlamentar për Stabilizim dhe Asociim (Komiteti i Përbashkët Parlamentar – Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimi Evropian). Në takim do të diskutohet për situatën aktuale në fushën e reformave dhe për statusin e procesit të integrimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE. Takimi do të hapet nga bashkëkryetarët z. Andreas Schieder, eurodeputet në Parlamentin Evropian dhe z. Bilall Kasami, Anëtar i Parlamentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të ndajnë mendime me z. Nikola Dimotrov, Zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane, në emër të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, z. Bujar Osmani, Ministër i Punëve të Jashtme, në emër të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, znj.Genoveva Ruiz Calavera, Drejtore për Ballkanin Perëndimor, Drejtoria e Përgjithshme për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit, në emër të Komisionit Evropian dhe znj Angelina Ajhorst Drejtore për Evropën Perendimore, Ballkanin Perendimor, Turqinë dhe Mbretërinë e Bashkuar, në emër të Shërbimit për Punë të Jashtëm të BE-së. Në fund të takimit, është planifikuar të miratohet një Deklaratë e Përbashkët nga bashkë-kryetarët Shider dhe Kasami, e cila do t’i drejtohet institucioneve shtetërore evropiane dhe maqedonase.