Mënjanohen pengesat për fillimin e punimeve për fazën e dytë të Teatrit të Tetovës

Gjatë seancës së djeshme së 57, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, miratoi informatën për vazhdimin punimeve në Teatrin e Tetovës, duke ndarë kështu 1 miliardë e 450 milion denarë për të njejtin qëllim.

Faza e dytë parasheh që enterieri i Teatrit dhe Bibliotekës së Tetovës të përfundojnë në suazë kohore prej katër vitesh dhe pritet që në vitin 2025, të njëjtat të lëshohen në përdorim. Mes tjerash, të gjitha pengesat për finalizimin e punimeve në këto dy institucione të Tetovës janë mënjanuar.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *