Maqedonia dhe Greqia do të lidhen me gazë natyror

Zëdhënësi i Qeverisë Muhamet Hoxha në konferëncën e rregullt me gazetarë theksoi se Qeveria në seancën e fundit i ka dhënë drit jeshile marrëveshjes me Greqin për ndërtimin e interkoneksionit për transmetimin e gazit natyror

Në kontekst të përmirësimit të infrastrukturës së gazit duam t’ju informojmë se Qeveria e shqyrtoi dhe e pranoi tekstin e Marrëveshjes së harmonizuar mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Greqisë për ndërtimin e interkoneksionit për transmetimin e gazit natyror. 

Me këtë Marrëveshje për ndërtim të përbashkët të interkonektorit me Greqinë do të mundësohet lidhje me gaz e Evropës Qendrore dhe Juglindore, me qëllim të avancimit të diversitetit dhe konkurrencës së furnizimit me gaz natyror dhe sigurisë në furnizimin e rajonit. 

Në përputhje me studimin Fizibiliti, vlera e përgjithshme e projektit është 103 milionë euro. Pjesa maqedonase me gjatësi prej 68 km do të kushtojë 55 milionë euro, ndërsa pjesa greke e cila është në gjatësi prej 50 km do të kushtojë 49 milionë euro. Mjetet financiare janë paraparë të sigurojnë pjesën më të madhe nga institucionet financiare ndërkombëtare, grant investues dhe ndihmë teknike.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *