ASH-AAA: Korrupsioni dhe jotransparenca në furnizimet publike me përmasa të një pandemie

Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kanë reaguar pas publikimit të raportit të Qendrës për Komunikime Civile, në lidhje me furnizimet publike në vend.

Nga ASH dhe AAA thonë se raporti edhe një herë e ngre alarmin për jotransparencën dhe korrupsionin e lartë, të cilat sipas tyre, Maqedoninë e Veriut po e mbajnë në fund të listës për nga shkalla e korrupsionit.

“Firmosja e marrëveshjeve në vlerë prej 11 milionë euro për furnizime publike në formë jotransparente mund me ndodhë vetëm në një shtet ku Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë shpikë “zgjidhje” softuerike dhe furnizime publike pa pasur nevojë dhe ku zv.kryeministri për Luftë Kundër Korrupsionit e luan rolin e inspektorit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë. Kështu Maqedonia e Veriut po shndërrohet në një shtet, që po të mos ishte tragjik, do ishte komik – në kohën kur kemi dikaster për parandalimin e korrupsionit, kemi rritje enorme të kësaj dukurie”.

“Nisur nga kjo, AlternAtivA dhe Aleanca për Shqiptarët i apelojnë Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit që urgjentisht të pezullohen dhe të hetohen në hollësi këto furnizime publike, me të cilat janë shpërdorur paratë e qytetarëve në këtë periudhë të vështirë pandemie”, thuhet në reagimin e ASH-AAA.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *