Sezoni 2020-’21, askush më i rëndësishëm më shumë sesa Herri Kejni në Angli, klasifikimi i golashënuesve

Trajneri i Totenhemit, Zhoze Murinjo, nuk ka faj që i kërkon trajnerit të Anglisë Garet Sauthgejt, që t’i ruajë Herri Kejnin. Sepse pa shërbimet e sulmuesit të tij kryesor, skuadra e “Spërsave” është në telashe serioze. 27-vjeçari është përfshirë në 61.2% të golave të Totenhemit në Premier Ligë këtë sezon.

Në kampionat, londinezët kanë shënuar 49 herë dhe Kejn e ka vendosur këmbën e tij në 30 prej këtyre golave. Bomberi ka shënuar 17 herë dhe është shënuesi më i mirë i Premier Ligës me 17 gola, po aq sa edhe Mohamed Salah. Kejn ka dhënë gjithashtu 13 asiste, dy më shumë sesa ai që renditet në vend të dytë, Kevin de Bryjne, duke u bërë lojtari më i rëndësishëm për klubin e tij në Premier Ligë këtë sezon.

Sipas statistikave të “TheseAreTheOdds.com”, asnjë skuadër tjetër e Premier Ligës nuk është më shumë e varur te një futbollist i vetëm, sesa Totenhemi te Kejni. Në fakt, vetëm ylli i një skuadre tjetër ka kontribuar në gjysmën apo më shumë të totalit të golave të skuadrës së tij këtë sezon: ai është Kallëm Uillson i Njukasëllit (53.6%). Bruno Fernandesh, i cili duket se është përfshirë në gjithçka pozitive që ka bërë Mançester Junajtidi këtë sezon, renditet në vend të tretë.

Fantazisti portugez ka kontribuuar në 46.4% të golave të “Djajve të kuq” në Premier Ligë. Fernandesh ka shënuar 16 gola dhe asistuar 10 të tjerë, duke u bërë pjesë e 26 prej 56 golave të Junajtidit gjatë 2020-21. Patrick Bemford, Dejvid MekGoldrik, Mohamed Salah, Xhek Grelish dhe Mateus Pereira janë përfshirë të gjithë në 40% të golave të skuadrës së tyre. Ajo që është interesante është se Çelsi është skuadra me shpërndarjen më të gjerë të golave dhe me më pak varësi nga një futbollist i vetëm.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *