Pas shkrimeve të sotme se janë zbuluar edhe tre apartamente të Nikolla Gruevskit në Bihaçka, me të cilën ai ka pasur dy apartamente, ish-kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski lajmërohet nga Budapesti nëpërmjet rrjetit social Facebook, duke i demantuar të gjitha këto informacione. Gruevski këto zëra i hedh poshtë duke theksuar se ai ka përdorur dy apartamente të nënës së tij të blera me kredi 20 vjet më parë. Ai gjithashtu thekson se nuk e ka pasur ndërmend të marr para nga partia dhe të blinte apartamente.
Gruevski mes tjerash ka theksuar se nuk ka pasur nevojë që të bëjnë shqetësime ndaj familjes së tij.
“Nuk kanë pasur nevojë të bëjnë shqetësime të tilla ndaj familjes time dhe posaçërisht ndaj fëmijëve për shkak se edhe po të kërkonin do t’u jepej. Përveç nëse ky shqetësim nuk do të ishte një nga qëllimet.
Nuk ekziston asnjë pronë e fshehur, banesë ose tokë. Nuk kam blerë, paguar dhe as shitur ndonjë vend, banesë ose ndonjë pronë tjetër dhe kjo mund të kontrollohet në kadastër. Nëna ime nuk ka asnjë banesë në Aerodrom. Ajo ka banesë në Kapishtec që është blerë me kredi në vitin 1984. Nuk ka asnjë banesë në emër të sekretares sime siç u shkrua në një pjesë të mediave.
Qëllimi është që të më akuzojnë për ndonjë pronë të fshehur dhe me këtë edhe për larje parash për të ‘dëshmuar’, larjen e parave”, shkruan mes tjerash ish-kryeministri Nikolla Gruevski.
ВО ВРСКА СО ДЕНЕШНИТЕ НАТПИСИ ВО МЕДИУМИТЕ ЗА ПРЕТРЕС ВО МОЕТО ЖИВЕАЛИШТЕ ВО СКОПЈЕ И ПРОНАЈДЕНИ НАВОДНИ НОВИ СТАНОВИ…Posted by Nikola Gruevski on Tuesday, March 23, 2021