Zv/ministri Ilir Hasani flet për gjendjen e të lënduarve në Mateç

Zëvendësministri i Shëndetësisë Ilir Hasani, njëherësh drejtor i Klinikës për Traumatologji, Ortopedi, Anestezi, Reanimacion dhe Trajtim Intenziv në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”, ka treguar gjendjen shëndetësore të 6 të lënduarve në Mateç.

Për TV21 thotë se gjendja e tyre është stabile.

“Sipas informacioneve që i kam, për momentin, gjendja është stabile e të gjithë të lënduarve”, tha Hasani.

Përndryshe, 6 persona, të moshës prej 30-40 vjeç u lënduan pasi shpërtheu bombola e gazit në një vikend shtëpizë në Mateç, ku ishin duke qëndruar.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *