Zaev-Borisov: Çështjet e hapura të përfshira në marrëveshjen për fqinjësi të mirë

Përgjigjet e çështjeve të hapura mes dy vendeve tona janë të përfshira në marrëveshjen për Fqinjësi të Mirë dhe Miqësi, u dakorduan sot kryeministri Zoran Zaev dhe homologu i tij bullgar Bojko Borisov në bisedën e zhvilluar telefonike.

“Së bashku ndamë mendimin se së shpejti duhet të arrijmë zgjidhje që do të inkurajojë përmirësimin e marrëdhënieve mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë dhe se në të kaluarën e dy vendeve tona ekziston bazë mbi të cilën ne duhet të ndërtojmë të ardhmen tonë të përbashkët në BE”, shkroi Zaev në profilin e tij në Fejsbuk.

Në bisedën telefonike, Zaev e falënderoi Borisovin për urimet që ai shprehu për rizgjedhjen e tij si kryetar i LSDM-së dhe i uroi Borisovit suksese në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Bullgari dhe prosperitet popullit bullgar.

Një mesazh me përmbajtje të ngjashme u postua edhe në profilin e tij në Fejsbuk edhe nga kryeministri bullgar Bojko Borisov.

“Bisedova në telefon me kryeministrin e Republikës së Maqedonisë të Veriut, Zoran Zaev. E përgëzova atë për rizgjedhjen për kryetar të partisë së tij dhe ai më uroi sukses në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Bullgari. Ne të dy ranë dakord që vendimet që të dy vendet duhet të marrin në frymën e Marrëveshjes për miqësi dhe fqinjësi të mire nuk duhet të vonohen në emër të historisë sonë të përbashkët dhe në emër të së ardhmes sonë të përbashkët evropiane”, tha Borisov.
Vendimi i sotëm i referohet fluturimeve të lejuara nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria dhe aeroportet e tjera në të gjithë Greqinë.

Siç njoftoi dje MIA, vendimet për ndalesën e hyrjes në Greqi të shtetasve të vendeve të treta dhe kufizimin e kufijve tokësorë me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, Qeveria greke zgjati edhe për dy javë të tjera, pra deri më 5 prill të vitit 2021 në ora 6 të mëngjesit.

Kufijtë e Greqisë janë mbyllur për një vit për shtetasit e vendeve të treta, përfshirë qytetarët e Maqedonisë së Veriut. Vendimi u vendos vitin e kaluar, gjatë karantinës së parë në mars dhe është zgjatur çdo dy javë që nga ajo kohë

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *