Kryetari i Komunës së Cairit, Visar Ganiu, gjatë ditës së sotme ka qëndruar për vizitë në Bashkinë e Elbasanit. Gjatë qëndrimit në Elbasan, kryetari Ganiu ka biseduar me kreun e bashkisë për thellimin e bashkëpunimit në disa sfera si dhe ka marrë pjesë në një Konferencë kushtuar ekstremizmit të dhunshëm.
“Si Kryetari i Komunës së Çairit, e cila është anëtare e Asociacionit të Qyteteve të Forta të Ballkanit Perëndimor, po qëndroj në Qytetin e Elbasanit, ku bashkë me Bashkinë e Elbasanit dhe Komunën e Kumanovës po shkëmbejmë përvojat dhe aktivitetet të cilat i kemi realizuar në periudhën e kaluar në lidhje me parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm. Komuna e Çairit fillimisht ka formuar një ekip për veprim në bashkësi, ekip ky i përfaqësuar nga institucione të ndryshme relevante, si ato fetare, organeve të rendit publik, punëtorë social, mësimdhënës, psikologë si dhe përfaqësues nga Komuna etj. Ky ekip arriti në kontinuitet ti koordinoj shumë aktivitete dhe strategji të veprimit në lidhje me uljen e ekstremizmit të dhunshëm në Komunën tonë. Shpresojmë se nga ky takim i përbashkët do të dalim edhe më të fuqishëm me shumë ide dhe përvoja të ndryshme të cilat do ti zbatojmë në Komunat tona ku veprojmë”, ka shkruar kryetari Visar Ganiu.