Ministria e Shëndetësisë raportoi se në 24 orët e fundit 8 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Shqipëri, ndërkohë që janë regjistruar dhe 344 raste të reja me Sars Cov-2.
Në 24 orët e fundit gjithashtu janë kryer 1714 vaksinime, 1993 testime, ndërsa janë shëruar nga virusi 699 persona.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 90 raste në Tiranë, 27 raste në Shkodër, Berat, 23 raste në Vlorë, 20 raste në Pogradec, 15 raste në Librazhd, 12 raste në Fier, Kurbin, 9 raste në Durrës, Mallakastër, Gramsh, 8 raste Mirditë, 7 raste në Lushnje, Pukë, Gjirokastër, Kuçovë, 4 raste në Krujë, Kukës, Lezhë, Tepelenë, Vau i Dejës, Malësi e Madhe, 3 raste Elbasan, Kavajë, Divjakë, Peqin, Skrapar, Vorë, Patos, 2 raste në Kamëz, Sarandë, 1 rast në Has, Delvinë, Ura Vajgurore, Belsh, Cërrik, Poliçan.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 399 pacientë, 21 në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 8 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19: 2 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Vlora, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Fier, 1 qytetar nga Saranda moshave 63-91 vjeç.
Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë regjistruar 121.544 raste pozitive, prej tyre 85.846 janë shëruar, 33.553 janë rate aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 2.145 pacientë.