Sipas matjeve të orës 07:00 në mëngjesin e sotëm, shtresa më e lartë e borës, respektivisht shtresë prej 40 cm është regjistruar në Mavrovi Anovi, në Krushevë ka 39 cm borë, 33 në Gjurishte, 31 në Kodër të Diellit dhe Pozharane, 26 në Dibër, 24 në Topolçani , 20 në Manastir dhe Pretor, 15 në Kumanovë, 14 në Prilep, 11 në Tetovë, 10 cm në Berovë, shtatë në Shtip, katër në Kriva Pallankë dhe 1 cm dëborë është regjistruar në Demir Kapij.
Sedimentet më të mëdha të ujit në 24 orët e fundit janë regjistruar në Pozharane, 34 litra për metër katror, 29 në Krushevë, Dibër dhe Pretor, 28 në Shkup-Zajcev Rid, 27 në Tetovë, 26 në Vinicë, 25 në Manastir dhe Kumanovë, 24 në Gjurishte, 21 në Shkup-Petrovec dhe Prilep, 20 litra për metër katror janë regjistruar në Shtip, 19 në Gjevgjeli, 12 në Berovë, 11 në Strumicë dhe nëntë në Dojran, Kriva Pallankë dhe Ohër.
Sipas Institutit Hidrometerologjik këtë mëngjes është matur temperatura më e ulët, gjashtë gradë nën zero, në Kodër të Diellit, Temperaturat minus janë matur edhe në Mavrovo (-4), Krushevë (-3) dhe në Dibër, Berovë dhe Prilep (-1).
Zero gradë është matur këtë mëngjes në Ohër, Shtip, Shkup-Petrovec, Pretor, Shkup-Zajcev Rid, Kumanovë, Demir Kapij, Kriva Pallankë, Tetovë, Manastir ndërsa mbi zero janë regjistruar temperatura në Vinicë (1 gradë), 2 në Strumicë, 3 gradë në Gjevgjeli dhe 4 në Dojran.