Shqiptarët në Zvicër prijnë në regjistrim mbi 50 mijë, nga Gjermania e deri në Kanada të gjithë në funksion të regjistrimit

Regjistrimi I diasporës po shkon me ritme shumë të shpejta, ndërsa Zvicra prin sa i përket regjistrimit. Aktivisti Ismaili tha se në Zvicër tashmë janë regjistruar mbi 60 për qind e diasporës dhe besoj se deri në 21 prill do të regjistrohen. Po ashtu sipas Ilmi Selamit, zëvendësdrejtor I Entit të Statistikës nga Zvicra janë regjistruar afër 50 mijë qytetar. Po ashtu edhe në Gjermani procesi I regjistrimit ditëve të fundit ka marrë një hov dhe janë eliminuar shumë barriera të cilat u shfaqën në fillim. Këtë ata e deklaruan ata sonte në emisionin e TV21 ku po diskutohet për regjistrimin. Nuk jemi vetëm ne theksoi Jetoni nga Gjermania po janë shumë beronjë si shoqata, klubet, xhamitë dhe lokalet tjera janë vënë në funksion të regjistrimit. Sensibilizimi i shqiptarëve në Gjermani është shumë më I lartë dhe ndoshta është e pamundur që ne tu shërbejmë të gjithëve.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *