Osmani ia dorëzon detyrën Konjufcës

Ish-kryeparlamentarja Vjosa Osmani ia ka dorëzuar detyrën kryetarit të ri të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjfuca.Osmani tha se Konjufca është deputet shembullor.

Konjufca është zgjedhur sot kryetar i Kuvendit, më 69 vota pro.

Gjithashtu, në seancën konstituive të legjislaturës së tetë janë zgjedhur edhe nënkryetarët.

Nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës në legjislaturën e VIII-të janë: Lëvizja Vetëvendosje është zgjedhur Saranda Bogujevci, Partia Demokratike të Kosovës (PDK) Bedri Hamza, dhe Lidhja Demokratike e Kosovës është zgjedhur Kujtim Shala.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *